“Kjo është humbja më e keqe që kam patur te Tottenham, euforia dhe fati na dolën kundër”

7 Tetor 2024
9:32
Telesport
back button

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, është shprehur se humbja 2-3 që pësuan në fushën e Brighton ishte “humbja më e keqe” që nga dita e parë e tij si trajner i Spurs. Ai end enuk e kupton këtë humbje me Tottenham që udhëhiqte 2-0 para se të pësonte tri gola në 18 minuta.

Është zhgënjyese. Jam absolutisht i mërzitur me këtë. Kjo është ndoshta humbja më e keqe që kemi pasur që kur kam ardhur këtu. Zhvilluam një pjesë e dytë të papranueshme. Ne nuk ishim aty ku duhet të ishim. Ndoshta u rrëmbyem me mënyrën se si po shkonin gjërat”, tha Postecoglou për Sky Sports.

Ne do të pranojmë fatin tonë, i cili është i vështirë për t’u kuptuar. Nuk më ka ndodhur kurrë kjo gjë që kur kam ardhur këtu. Ne, normalisht kemi luftuar për gjithçka. Ndoshta kjo është pjesë e problemit, ndoshta gjërat po ecnin shumë mirë. Futbolli dhe jeta do t’ju pengojnë nëse dilni shumë përpara vetes dhe kështu më dukej mua në pjesën e dytë”, tha Postecoglou.

Humbja i lë Spurs në vendin e nëntë: “Nuk kam asnjë mesazh për lojtarët. Është një humbje e tmerrshme. Ka vetëm një mënyrë për ta rregulluar atë dhe kjo është përgjegjësia ime. Ne i humbëm të gjitha duelet, nuk ishim konkurrues. Nëse i humbisni të gjitha duelet, pavarësisht se çfarë bëni taktikisht, nuk do të funksionojë. Duhet të jemi më konkurrues”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit