“Kjo është një çmenduri”, Modric: Ja cili është plani tani

2 Qershor 2024
10:44
Denis Hakanaj
back button

Në fund të finales së Champions League të fituar kundër Borussia Dortmundit, mesfushori Luka Modric foli për Real Madrid TV:

“Jam i lumtur që shkruajmë historinë përsëri. Kemi bërë histori shumë herë, por sot e kemi bërë sërish. Kjo që po bëjmë është çmenduri. E gjithë kjo të lë pa fjalë.

“Të qenit, së bashku me Nachon, lojtari me më shumë tituj në klubin më të madh në botë është unike. Jam krenar dhe mirënjohës për atë që po përjetoj”.

– Finale e vuajtur?

“Ishte një finale e komplikuar. Në pjesën e parë ne nuk ishim mirë, ata patën më shumë raste dhe ishin më të mirë. Ne vuajtëm, por e dinim që do të kishim mundësitë tona dhe se do të kishim bërë shumë më mirë. Në fund ne fituam”.

– Ndeshja e fundit e Kroos.

“E pashë Tonin shumë mirë dhe jam shumë i lumtur për të. Ai e mbylli karrierën e tij futbollistike në një klub në mënyrën më të mirë, dua ta përgëzoj dhe ta falënderoj për gjithçka që ka bërë”.

– Mentalitet fitues.

“Duhet të vazhdojmë sepse ky është Real Madridi. Nuk kemi mbaruar së festuari dhe tashmë po mendojmë për tituj të tjerë. Jemi mësuar me këtë, gjithmonë duam më shumë dhe kjo është arsyeja pse bëjmë më shumë se të tjerët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit