Kjo është pritja e penalltisë më e pazakontë në vitet e fundit në Champions League (video)

18 Shtator 2025
21:40
Telesport
back button

Në Lisbon, Sporting përballet me Kairat Almaty, që debuton për herë të parë në Champions League për fazën e grupeve.

Në minutën e 20-të, kolumbiani Luiz Suarez “vodhi” me stil dhe meritë një penallti, pasi u pengua nga kundërshtari brenda zonës.

Nga pika e bardhë e penalltisë, Morten Hjulmand gabon dhe humb shansin e madh për të kaluar Sporting-un në avantazh. Goditja e danezit u prit në mënyrë aspak të zakontë nga portieri i Kairat, Serkhan Kalmyrza.

Edhe pse u hodh në krahun e kundërt të goditjes nga Hjulmand, 18-vjeçari ndali topin me këmbë, duke mos e lejuar atë futej në rrjetë. Kujtojmë që për Serkhan Kalmyrza kjo është ndeshja e tij e parë në Champions League, gjithmonë përsa i përket fazës së grupeve.

SHIKOPENALLTINE

Lajme të tjera

Lajmet e fundit