“Kjo fitore mund të jetë një pikë kthese për sezonin e Manchester United”

19 Mars 2024
9:27
Telesport
back button

Pas suksesit kundër Liverpool në çerekfinalet e FA Cup, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, shprehet i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Në këto ditë pushimi për shkak të ekipeve kombëtare, ai e vlerëson lojën e skuadrës së tij, një sukses që erdhi pas 120 minutave futboll spektakolar.

Kjo është një ndeshje ku jam i përfshirë 100%. Kur bëhet fjalë për Manchester United kundër Liverpool, një nga sfidat më të mira të futbollit në botë, është normale që kjo gjë do të ndodhë për një trajner. Mendoj se është diçka historike për futbollin”, tha Erik ten Hag.

Jam vërtet krenar për ekipin. Jo vetëm në këtë ndeshje, por në të gjithë sezonin kemi pasur shumë pengesa dhe djemtë mundën t’i përballojnë. Ata janë shumë të fortë mendërisht dhe padyshim që na ndihmon fakti që tifozët na mbështesin. Por ne i dhamë energji tifozëve që na mbështetën”, tha Ten Hag.

Çdo ekip ka nevojë për momente të tilla në një sezon dhe ne nuk e kemi pasur kurrë atë moment. Ky mund të jetë ai momenti ku skuadra mund të ketë vërtet besim dhe energji në mënyrë që të mund të bëjë gjëra të mahnitshme. Kjo ndeshje mund të jetë një pikë kthese për mirëq për sezonin tonë”, tha trajneri holandez i “djajve të kuq”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit