“Një qëndrim i tillë nuk është i pranueshëm. Ne nuk shkuam dy herë radhazi në Botëror, pastaj fituam Kampionatin Europian në 2021 me Mancinin dhe tani bëjmë këtë figurë të shëmtuar: çfarë të mendojmë?
“Futbolli italian ka nevojë për një rinovim të thellë, se ne duhet të mendojmë për të dhe të kuptojmë gjërat që funksionojnë”.
Kështu e komenton në faqet e Gazzetta dello Sport ish-trajneri i Italisë, Arrigo Sacchi, rrëzimin e kombëtares italiane të Luciano Spallettit në Kampionatin Europian.
“Nëse në dy Botërorë dhe në dy Europiane kemi qenë vetëm një herë në lartësinë e duhur. Dhe Federata e Futbollit duhet të angazhohet për këtë përpjekje për mirëkuptim dhe rinovim”, shton ai.
“Unë besoj se ekipet tona dhe sektorët tanë të të rinjve janë të mbushur me shumë të huaj. Rilexoni historinë dhe do të zbuloni se sa herë kemi favorizuar ardhjen e lojtarëve nga jashtë, Italia ka qenë në vështirësi.
“Ne nuk i lëmë fëmijët të rriten, nuk u japim njohuritë teknike, taktike dhe morale themelore për zhvillimin e një sportisti. Në përgjithësi, përveç ngjarjeve të mëdha, nuk ka vëmendjen që meriton kombëtarja”, nënvizoi Sacchi.
“Sa qendra federale kemi ne? Një. Vendet e tjera kanë gjashtë-shtatë, të paktën. Kjo do të thotë se ne nuk stimulojmë rritjen.
“Kemi nevojë për kurse të reja për trajnerë, duhet të krijohet një shkollë mësuesish që mësojnë futboll. Vetëm kështu do të dalim nga errësira në të cilën kemi rënë”, përfundon Sacchi.