Klauzolë e paguar dhe lamtumirë, zëvendësuesi është Joao Felix

16 Tetor 2022
12:42
Denis Hakanaj
back button

Futbolli i Kontinentti të Vjetër ofron një situatë të veçantë me disa lojtarë të mëdhenj, të cilët, për një arsye ose një tjetër, nuk po kalojnë kohën e tyre më të mirë.

Barcelona dhe Atletico Madrid në Spanjë nuk po shkojnë shumë më mirë me Xavi afër eliminimit nga Champions League dhe Simeone që është mbrapa si në La Liga ashtu edhe në Europë. Probleme edhe për PSG-në që po përballet me polemika të zjarrta dhe kërcënime për lamtumirë.

Këto tre klubet e fundit mund t’i japin jetë një ndërthurjeje të paprecedentë në merkato. Fillon nga Barcelona ku Ousmane Dembele më në fund është protagonist në projektin e Xavi.

Megjithatë, nuk harrohen negociatat rraskapitëse për rinovimin, të cilat përfunduan në fund me nënshkrimin dhe futjen e një klauzole 50 milionëshe. Këtu lind ndërthurja.

Në fakt, Paris Saint-Germain – raporton ‘elnacional.cat’ – nuk do ta kishte problem të paguajë 50 milionë euro për të marrë Dembele në Francë.

Vitin e ardhshëm në Paris mund të ketë një revolucion të vërtetë në sulm me pasigurinë që shoqëron të ardhmen e Mbappe, Messi dhe Neymar dhe Dembele do të ishte një përforcim i mirëpritur.

Në rast se Dembele do të shitej, Barcelona duhet të vihej në kërkim për zëvendësuesin dhe duket se ai mund të jetë Joao Felix. Portugezi është në mosmarrëveshje me Simeonen dhe – sipas të njëjtit burim – Mendes dyshohet se ka pasur një kontakt me presidentin e Blaugranave, Laporta për t’i thënë atij se kjo ishte koha e duhur për të nisur sulmin.

Shitja e Dembeles, i cili ka qenë pranë Juventusit për një kohë të gjatë para rinovimit, mund të jetë asisti vendimtar për t’i hapur rrugën operacionit të bujshëm.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit