Klinsmann: Interit nuk i mjafton titulli, duhet Champions-i. Bastoni? Zhurmë e ekzagjeruar

24 Shkurt 2026
10:26
Alfred Lleshi
back button

Eliminimi i mundshëm i Interit nga Champions League në “play off” do të ishte një goditje e rëndë për sezonin zikaltër, pasi skuadra do të mbetej të luftonte vetëm për titullin dhe Kupën e Italisë, pa kompeticionin europian që ka bërë tifozët të ëndërrojnë vitet e fundit. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ish-sulmuesi Jurgen Klinsmann theksoi se “vetëm Serie A nuk do të mjaftonte për ta fshirë një eliminim kaq të hershëm”.

Ndër temat më të diskutuara të javës ishte edhe rasti i kontaktit mes Alessandro Bastonit dhe Kalulu në Inter-Juventus. Klinsmann e konsideron reagimin të tepruar: “Një rrëmujë e ekzagjeruar. Mund të ketë gabuar, por kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Tani duhet shikuar përpara, nuk ka kuptim të vazhdohet të sulmohet apo të vërshëllehet”.

Ai foli edhe për bashkëkombasin Yann Bisseck: “Është shumë i fortë”. Dëshira e tij është që mbrojtësi të qëndrojë gjatë tek Interi dhe të shkojë në Botëror, edhe pse priten oferta gjatë verës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit