Klitschko mesazh drithërues kreut të olimpizmit botëror: Mos e bëj atë gabim, historia do të të gjykojë

1 Shkurt 2023
12:11
Telesport
back button

Wladimir Klitschko, ish-boksieri kampion bote në peshën e rëndë, ka postuar një mesazh të fortë në rrjetet sociale, drejtuar presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. Një mesazh që vjen pas deklaratës së kreut të olimpizmit botëror, se synon të rikthejë në Lojërat Olimpike, duke nisur nga Paris 2024, sportistët rusë e bjellorusë, të dënuar e përjashtuar pas pushimit të Ukrainës.

I dashur Thomas Bach, t’i je presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Ti je njeriu që përfaqëson vlerat universale të tolerancës dhe paqes. Së fundi, ke propozuar për të rikthyer sportistët rusë e bjellorusë në Lojërat Olimpike, duke nisur nga Olimpiada e Parisit, në vitin 2024”, shprehet Klitschko në video.

Po të them diçka. Rusët janë kampionë olimpikë për krimet ndaj civilëve. Ata e kanë fituar medaljen e artë në trafikimin e fëmijëve dhe përdhunimin e grave. Nuk mund ta vendosësh imazhin e Olimpiadës te këta kriminelë, pasi do të ishte bashkëpunëtor i kësaj lufte të ashpër në Ukrainë. Mos e bëj këtë gjë, pasi do të tradhëtosh shpirtin olimpik”, thotë Klitschko.

Në fund, Klitschko i bën apel Bach: “Një vend që shkel principet thelbësore të të drejtave ndërkombëtare nuk mund të legjitimohet dhe mbështetet nga organizta ndërkombëtare e sportit. Mos e bëj këtë gabim, këtë gabim kolosal. Bota po të vëzhgon dhe historia do të të gjykojë. Paç fat me vendimin që do të marrësh”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit