Klopp dhe eksperienca unike: Nuk arrija t’i ndalja dot lotët

9 Gusht 2020
12:08
Denis Hakanaj
back button

Një moment që nuk do të harrohet kurrë në Liverpul: fitorja e Premier League, 30 vite pas herës së fundit.

Protagonistë absolutë Mane, Firmino, Salah dhe e gjithë skuadra e Të Kuqve, por mi të gjithë trajneri gjerman Jurgen Klopp.

Dhe është pikërisht trajneri që, nëpërmjet faqes zyrtare të klubit dhe dokumentarit dedikuar arritjes së Liverpool-it, ka rrëfyer momentet para dhe pas fitores së titullit.

“Kam numëruar minutat dhe ka qenë thjesht e pabesueshme. Një nga momentet më të bukura të jetës sime, që e kam përjetuar pa qenë në stadium”, ka thënë Klopp duke shpjeguar ditën e kaluar para televizorit me lojtarët për të ndjekur ndeshjen mes Chelsea-t dhe Manchester City-t, që do do t’i dhuronte titullin Të Kuqve.

“Mund të shihja fytyrën e çdo lojtari. Ishim aq në tension, ka qenë një moment special. Nuk mund ta imagjinosh si do të ndihesh në atë moment para se të ndodhë”.

“Ka qenë një gëzim i pastër. Një lehtësim i madh me më pas kam qarë, shumë. Pak sekonda para fundit të ndeshjes i kam telefonuar familjes për të folur me gruan time, doja të flisja, por nuk mundja sepse po qaja”.

“Nuk e dija pse, por po ndodhte. Nuk e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ishte një situatë që nuk e kisha provuar kurrë më parë në jetën time. Thjesht nuk arrija të ndalja lotët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit