Klopp dhe Flick, “sherr” trajnerësh për Thiago Alcantara

6 Korrik 2020
11:15
Alfred Lleshi
back button

Liverpool është në mesin e klubeve, që qëndrojnë pas Thiago Alcantara. Pas fitores 2-0 ndaj Aston Villa, Klopp u pyet nëse kishte ndonjë të vërtetë në thashethemet që e lidhin spanjollin me “Reds”. Megjithëse trajneri gjerman ishte në mëdyshje për të diskutuar mbi këtë temë, ai e bëri të qartë se është një tifoz i mesfushorit, aktualisht te Bayern Munich: “A do të befasoheshit sikur të mos përgjigjem? Ai është një lojtar i mirë, që më pëlqen shumë, si mjaft klubeve të tjera”.

Këtë javë, shefi i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, këmbënguli se Thiago do të shitet vetëm nëse nuk bie dakord për një marrëveshje të re. Por, pasi fitoi Kupën e Gjermanisë, të shtunën, trajneri Hansi Flick tha se kishte ende shpresa për ta mbajtur ish-yllin e Barcelonës: “Unë gjithmonë kam shpresë, jam me të vërtetë gjithmonë shumë pozitiv për gjërat. E di, natyrisht, që kur jeni në një moshë të caktuar dhe keni luajtur tashmë në ligën spanjolle me Barcelonën dhe në Bundesligë me Bayern Munich, ndjeni nevojën për të përjetuar një ligë tjetër të madhe. Kjo është mjaft normale dhe njerëzore. Unë po përpiqem të bëj më të mirën, për të siguruar që Thiago të mbetet këtu. Bashkarisht me klubin mund ta bindni atë të qëndrojë. Sidoqoftë, koha do ta tregojë. Kemi përpara Ligën e Kampionëve dhe shumë plane, së bashku me të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit