Klopp do vetëm një lojtar, Liverpool ka kohë deri më 15 qershor

29 Maj 2020
18:05
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i ka bërë të ditur klubit se lojtari që do në ekip për sezonin e ardhshëm është Timo Werner.

Sipas The Guardian, Klopp nuk ka hequr dorë nga blerja e yllit të Leipzig dhe u ka thënë drejtuesve se gjermani do të ishte perfekt për skuadrën e tij.

Werner do të presë të shikojë se çfarë do të bëjnë Të Kuqtë para se të marrë një vendim për të ardhmen, por klauzola e tij 60 milionë euro skadon më 15 qershor.

Chelsea është gjithashtu e interesuar për sulmuesin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit