Klopp frikëson tifozët: gjesti para eliminimit nga Champions nuk ka kuptim (Pamjet)

16 Mars 2023
17:15
Denis Hakanaj
back button

Me humbjen 1-0 të pësuar në ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League në Santiago Bernabeu kundër Real Madrid, Liverpool-i është eliminuar nga kompeticioni europian më i rëndësishëm për klube.

Një eliminim pothuajse i sigurt për skuadrën angleze për shkak të humbjes së rëndë 5-2 të pësua rnë ndeshjen e parë të luajtur në Anfield, i pamundur për t’u përmbysur për Të Kuqtë.

Megjithatë, ajo që ka shqetësuar më shumë tifozët e Liverpool-it ka qenë një imazh i trajnerit të tyre në fund të ndeshjes së luajtur të mërkurën në mbrëmje në Madrid, që është bërë viral.

Pas një kontrolli të gjatë në VAR në minutën e 92-të të ndeshjes, pasi koha e rregullt kishte mbaruar, telekamerat kanë kapur Klopp që qeshte me të madhe, pavarësisht eliminimit të skuadrës së tij.

Tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale, duke e përshkruar të qeshurën e tij pothuajse si psikopatike dhe rrëqethëse. Ka shumë mundësi që e qeshura e Klopp të ketë ardhur nga një kontroll i panevojshëm nga VAR për një ndeshje që tashmë kishte marrë fund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit