Klopp “harron” Salah: Nuk kam punuar kurrë me një lojtar si ai

24 Tetor 2021
12:57
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka punuar kurrë me një lojtar si Roberto Firmino.

Braziliani do të luajë ndeshjen e 300-të me Të Kuqtë kundër Manchester United ditën e sotme.

“Është një lidhës; sulmuesi mbrojtës më i mirë që kam parë në jetë time. Një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Klopp.

“Ai ndjek topin, shumë i zgjuar taktikisht dhe është i aftë të luajë në hapësira të ngushta; di të marrë vendime të mira në një kohë shumë të shpejtë. Dhe di të shënojë gola”.

Klopp ka shtuar: “Të gjithë janë të gëzuar kur Bobby shënon sepse ndonjëherë mendon se ai nuk vlerësohet aq sa duhet për punën që bën. Është një lojtar i shkëlqyer. Nuk mund të luajmë siç duam ne pa atë. Ka qenë kyç në të gjitha gjërat që kemi bërë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit