Klopp merr ofertën e papritur, ish-ylli i United bën ndërmjetësin

5 Korrik 2024
8:50
Denis Hakanaj
back button

Një ish-lojtar i Manchester United është ofruar të ndihmojë Jurgen Klopp të gjejë ekipin e tij të ardhshëm duke zhvilluar negociata.

Jurgen Klopp gëzoi një periudhë jashtëzakonisht të suksesshme nëntëvjeçare si trajner i Liverpool-it, por ai vendosi të tërhiqej nga pozicioni i tij në fund të sezonit të kaluar.

Klopp njoftoi synimin e tij për të dhënë dorëheqjen në janar, duke shpjeguar se duhej të bënte një pushim pas më shumë se dy dekadash në stol.

Klopp sigurisht që ka shijuar pushimin e tij të parë të verës në vite, duke kaluar kohë në Mallorca si dhe duke ndjekur ndeshjet e Euro 2024 në Gjermani.

A mund të jetë i interesuar Klopp për të marrë drejtimin e një kombëtareje?

Raportet e muajve të fundit e kanë lidhur 57-vjeçarin si me Gjermaninë ashtu edhe me përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara.

Julian Nagelsmann po bën një punë mbresëlënëse me Gjermaninë, por pozicioni i Gregg Berhalter si trajner i Amerikës po duket gjithnjë e më i pasigurt.

Tifozët amerikanë do të donin që Klopp të bëhej trajneri i tyre i ri, veçanërisht ish-portieri i Man United, Tim Howard.

Në një rubrikë për Daily Mail, 45-vjeçari madje ofroi të fluturonte në Spanjë në emër të Amerikës për të negociuar një kontratë me Klopp.

“Pas zhgënjimit të Copa America, pasi Shtetet e Bashkuara humbën nga Uruguai dhe dolën në fazën e grupeve, unë personalisht do të fluturoj për në Spanjë”, ka shkruar Howard.

“E di që Klopp ka vetëm disa javë që është shkëputur nga futbolli dhe e di se ai dëshiron një pushim. Por nëse do të uleshim rreth vilës së tij në Spanjë, mendoj se mund ta bindja të vinte këtu 100 për qind.

“Fjalimi im do të ishte i thjeshtë: ai ka një grup të ri lojtarësh që mund të luajnë futboll progresiv, tamam si ekipet e tij të Liverpool-it. Dhe pas dy vitesh ai mund të shkojë në Kupën e Botës më të madhe në histori”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit