Klopp, sherr me gazetarin në konferencë shtypi për… Kupën e Afrikës

25 Nëntor 2021
14:20
Alfred Lleshi
back button

Sherr mes Jurgen Klopp dhe një gazetari në konferencën për shtyp, pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Liverpool-it dhe Portos. Gazetari akuzoi trajnerin e “Reds” se e kishte përcaktuar Kupën e Afrikës si një turne të vogël në një konferencë të mëparshme dhe i kërkoi atij të kërkonte falje. Klopp, megjithatë, iu përgjigj akuzave, duke shpjeguar: “As nga larg nuk doja të kisha thënë që Afrika dhe kupa e saj janë të vogla.

Thashë se nuk ka ndalesa për ekipet kombëtare deri në mars, pastaj u kujtova: Oh, jo, është një turne në janar. Nuk doja të isha aspak ironik. Sigurisht që është një turne i madh, lojtarët e mi më të mirë shkojnë atje. Nuk do ta mendoja kurrë një gjë të tillë. Nuk ishte qëllimi im, por ju morët diçka nga kjo deklaratë dhe e nxirrni nga konteksti. Kjo nuk është gjë e mirë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit