Klopp shpreson te dështimi i Atletico Madrid dhe përgatitet për më të keqen

17 Janar 2020
19:59
Denis Hakanaj
back button

Atletico Madrid nuk heq dorë nga Edinson Cavani.

Colchoneros, në fakt, e konsiderojnë sulmuesin uruguaian përforcimin ideal për sulmin dhe po kërkojnë të bindin Paris Saint-Germain që ta lënë të lirë lojtarin.

Ai që shpreson te dështimi i këtij operacioni është trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i cili do të përballet pikërisht me spanjollët në 1/8-at e Champions League.

“Mendoj se Morata dhe Joao Felix janë shumë të rrezikshëm. Diego Costa nuk do të jetë në ndeshjen e parë, por mund të rikuperojë për atë të kthimit. Atletico është shumë i fortë, shpresoj të mos e marrë Cavani-n”, ka thënë gjermani.

Trajneri i  Të Kuqve ka komentuar edhe zhvendosjen, nga viti 2021, e Kupës së Afrikës në muajin janar: “Kupa e Afrikës është një turne shumë interesant, por është një problem nëse zhvillohet në mesin e sezonit. Do të ishte një katastrofë për Liverpool-in, nëse do të zhvillohej në janar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit