Çfarë e ardhmeje për Marco Reus? Nuk është sekret se humbja në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ishte ndeshja e tij e fundit për Borussia Dortmundin. Tani, ish-lojtari i kombëtares gjermane do të duhet të vendosë se ku do ta zhvillojë kapitullin e ardhshëm të karrierës së tij. Mundësia më e kuotuar deri më sot është eksperienca në SHBA, ku disa klube të MLS-së duan të nënshkruajnë me të.
Sipas asaj që raporton “Relevo”, Los Angeles Galaxy është në “pole position” për ikonën në largim të BVB. Menaxhmenti i klubit kalifornian ka bërë hapa përpara për legjendën e Borussia Dortmund, është takuar me agjentin e tij për të kuptuar kufijtë e negociatave dhe tani do të donte të përshpejtonte për ta mbyllur operacionin.
Megjithatë, nuk është vetëm Los Angeles Galaxy në gjurmët e tij. Gjithashtu nga MLS u fol për një interesim të Charlotte FC dhe St. Louis City SC. Për më tepër, në ekskluzivitetin e fundit është edhe një shok i tij i vjetër i skuadrës, Roman Burki, i cili i tha “Apple TV” se i kishte shkruar para finales së Champions League: “Kemi shumë shanse për ta parë atë të luajë në MLS”.