Klubi i jep 300 mln euro për merkaton e verës, ja 4 objektivat e Solskjaer

13 Shkurt 2020
21:03
back button

Manchester United raportohet se do t’i japë 300 milionë euro trajnerit Ole Gunnar Solskjaer për të përforcuar ekipin në merkaton e verës. 

Solskjaer ka shpenzuar 250 milionë në dy mundësitë që i janë dhënë për të blerë, duke afruar Maguire, Wan-Bissaka, James, Fernandes dhe Ighalo. 

Megjithatë shpenzimet nuk do të ndalen aty. Objektivat kryesorë të klubit janë Jadon Sancho i Borussia Dortmund, i cili pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro. 

Jack Grealisht që po shkëlqen tek Aston Villa dhe James Maddison, një prej mesfushorëve më të mirë në Premier League këtë sezon. 

Objektivi i fundit është Moussa Dembele i Lyon, që gjithashtu kërkohet nga shumë klube europiane. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit