Humbja katastrofike në shtëpi kundër Bochumit shkaktoi dramë te Union Berlin. Skuadra nga kryeqyteti tashmë ka vetëm një pikë përpara Mainz-it me dy ndeshje para fundit te kampionatit dhe rrezikon të luajë në play-off kundër ekipit të vendit të tretë në Bundesliga 2.
Për këtë arsye, klubi ka vendosur t’i japë një lëkundje të re mjedisit, duke shkarkuar Nenad Bjelicën: vendin e ish-trajnerit të Spezias e zë Marco Grote, i cili do të drejtojë Union përkohësisht me bashkëpunëtorët Marie-Louise Eta dhe Sebastian Bönig.