Klubi katalanas bie nga kategoria, talenti spanjoll me gjysmë çmimi! Real, Bayern dhe Milan futen në garë

9 Korrik 2020
12:34
Telesport
back button

Me rënien e Espanyol në Segunda Division, sytë e shumë skuadrave evropiane janë përqendruar në skuadrën katalanase të përbërë edhe nga disa lojtarë që në të kaluarën kanë përfunduar në fletoren e merkatos si objektiva për t’u fuqizuar.

Arsenal Have A Strong Chance Of Signing Marc Roca

Mbi të gjitha është mesfushori Marc Roca, një lojtar që ka fituar edhe Kampionatin Evropian U21 me Spanjën dhe që ka një klauzolë që kap vlerën e 40 milion eurove. Një klauzolë që padyshim ka vetëm një vlerë juridike, duke marrë parasysh se çmimi i lojtarit të datëlindjes 1996 patjetër që është ulur, si për performancën e ekipit ashtu edhe për krizën ekonomike pas Covid-19.

FC Bayern: Transfer für ihn nie ein Thema? Marc Roca: „Ich habe ...

Ndoshta vlera është përgjysmuar në krahasim me klauzolën, me kuqezinjtë që mund të kthehen në sulm me qëllimin t’i jepnin Rangnick një talent që tashmë ka treguar cilësi të shkëlqyera dhe që mund të jetë rasti për projektin e gjermanit.

Kuqezinjtë do të duhet të kujdesen nga konkurrenca e Real Madrid, i cili do të ishte një kundërshtar i vështirë për të mposhtur në treg nëse vendos të futet në garë dhe të përshpejtojë. Por, nga Gjermania bëjnë me dije se edhe Bayern Munich po interesohet dhe po ndjek situatën. Organizatori i Espanyol mbetet ndër më premtuesit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit