Koeman: Ancelotti më dha zemër pas El Clasico-s

26 Tetor 2021
18:10
Denis Hakanaj
back button

Carlo Ancelotti i ka dhënë zemër Ronald Koeman pas El Clasico-s dhe trajneri holandez ka folur në konferencë për shtyp në lidhje me këtë episod.

“Ne trajnerët e kemi të vështirë edhe kur fitojmë, ka presion në çdo nivel, por te skuadrat e mëdha ka më shumë. Ancelotti e di mirë, si trajner i madh me eksperiencë, e di se cili është roli i tij”, ka thënë Koeman.

“Kemi folur për këtë dhe më ka dhënë zemër. E di mirë se në këto klube, kur gjërat nuk shkojnë siç pritet, ka më shumë presion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit