Koeman: Do të çuditesha, nëse De Ligt s’ka vend për t’u përmirësuar

8 Tetor 2019
9:06
Alfred Lleshi
back button

Ronald Koeman thotë se Matthijs de Ligt duhet të përshtatet me një mënyrë të re të të mbrojturit te Juventusi. Qendërmbrojtësi holandez iu bashkua kampionëve të Serie A në korrik për një tarifë fillestare prej 75 milionë euro, pas një sezoni të shkëlqyer, duke shkuar deri në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, me Ajax. Ai pati një debutim zhgënjyes në Itali, në fitoren dramatike 4-3 ndaj Napolit, por ka treguar shenja inkurajuese të një partneriteti solid me Leonardo Bonucci javët e fundit.

Koeman mendon se 20-vjeçari duhet të marrë mësime nga “shkolla italiane” e mbrojtjes, por nuk është i befasuar që sheh një lojtar, akoma i ri, që ka vend për përmirësime: “Unë jam gjithmonë një avokat i madh i përshtatjes në ekipin tuaj të ri, në vendin tuaj të ri, me shokët e rinj të skuadrës. De Ligt me të vërtetë duhet të përshtatet me një mënyrë të re të mbrojtjes, sepse në Itali luhet ndryshe nga Ajax. Ndoshta kjo është “shkolla italiane”. Bonucci tha të njëjtën gjë: ai duhet t’i përshtatet markimit zonal. 

Matthijs ka nevojë për kohë, por tashmë është aq i mirë në këtë moshë të re. Do të ishte e çuditshme, nëse ai nuk do të duhej të mësonte më tepër. Pak para eliminatoreve të kaluara pati shumë kritika për të, por luajti vërtet mirë me ekipin kombëtar. Unë mendoj se ky është një mjedis shumë i bukur për të. Por, me kohën, ai do t’i përshtatet pozicionit të ri te Juventusi. Unë mendoj se mund të arrijë një nivel shumë të lartë, si në kombëtaren tonë, edhe te Juventusi”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit