Koeman i kthehet planit A; Busquets, Messi dhe De Jong “nën armë”

28 Nëntor 2020
13:55
Alfred Lleshi
back button

Ronald Koeman po rikuperon “plagët” pak nga pak. Nëse ndeshja kundër Atlético Madrid në “Wanda Metrpopolitano” ishte një katastrofë e vërtetë, si për shkak të disfatës (1-0) dhe imazhit të keq të ekipit, ashtu edhe për shkak të dëmtimit të rëndë të lojtarëve si Gerard Piqué dhe Sergi Roberto, në vijim, ndeshja e La Liga-s, këtë të diel, kundër Osasuna në “Camp Nou”, ka pamje tjetër. Kështu, është rimëkëmbur Sergio Busquets, i cili grumbullohet pasi qëndroi jashtë dy javë për shkak të një ndrydhjeje të lehtë në gjurin e majtë, qysh me kombëtaren.

Përveç tij, dy lojtarë shumë të rëndësishëm kthehen në listë: Leo Messi dhe Frenkie de Jong. Të dy nuk udhëtuan në Kiev, në ndeshjen e Champions-it, për të pushuar disi. Ata janë lojtarët me më shumë minuta në këmbë në këtë fillim të sezonit, kështu që mbërrijnë të freskët për ndeshjen kundër Osasuna. Gjithashtu në listë është mbrojtësi qendror i Barcelona B, Óscar Mingueza, i cili pritet të shoqërojë Clement Lenglet. Debutimi i tij i jashtëzakonshëm ndaj Dinamo është garancia më e mirë për vazhdimësinë e tij në ekipin e parë.

Dhe, së fundmi, konfirmohet Sergiño Dest, i cili ishte përfolur në orët e fundit se po po kalonte shqetësime muskulore. Koeman thërret një total prej 19 lojtarësh nga ekipi i parë, përfshirë Matheus Fernandes, i cili hyn për herë të dytë radhazi në listë, duke plotësuar numrin dy nga Barcelona B: Mingueza i lartpërmendur bashkohet me portierin Iñaki Peña.

Ronald Araújo pritet që të kthehet javën e ardhshme, ashtu si francezi Samuel Umtiti. Për fat të keq, Sergi Roberto, Gerard Piqué dhe Ansu Fati do të duhet të presin për shumë më tepër. Ata nuk do të rishfaqen në fushë deri vitin e ardhshëm.

Kjo është lista e plotë e lojtarëve për ndeshjen kundër Osasuna: Ter Stegen, Neto, Junior, Lenglet, Alba, Pjanic, De Jong, Busquets, Dest, Aleñá, Pedri, Matheus, Coutinho , Riqui Puig, Griezmann, Messi, Trincao, Dembélé, Braithëaite, Peña dhe Mingueza.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit