Holanda bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Rumanisë në ndeshjet e 1/8-ave të Euro 2024, duke siguruar një vend në fazën çerekfinale. “Tulipanët” e trajnerit Ronald Koeman fituan 3-0 ndaj Rumanisë, duke dominuar në fushë.
Trajneri holandez komentoi fitoren: “Performanca jonë ishte solide në pjesën më të madhe të ndeshjes, edhe nëse duhej të menaxhonim pak tensionin në fillim. Ne arritëm të shfrytëzojmë hapësirat në të djathtë, duke krijuar disa mundësi të rrezikshme”.
“Fatkeqësisht, u desh pak kohë përpara se të gjenim goli i dytë, por nuk u shqetësova se mund të pësonim golin e barazimit, pasi mbrojtja jonë funksionoi shkëlqyeshëm. I vetmi aspekt për t’u monitoruar ishte rreziku që mund të vinte nga gjuajtjet e lira të Rumanisë”, tha Koeman.
“Jemi një ekip solid dhe kjo ka rëndësi, sidomos në këto momente të turneut, ku duhet kujdes, qetësi dhe saktësi. Përballë do të kemi Turqinë në çerekfinale, ndaj nuk duhet nënvlerësuar askush, pasi mund ta pësojmë”, tha Ronald Koeman.