De Jong do të mund të përfitojë nga pushimi i La Liga-s (për shkak të angazhimeve të kombëtareve) për të përfunduar rikuperimin e plotë dhe kapur ritmin, pas dëmtimit të gjatë që pësoi. Këtë të premte, Koeman shpalli listën e të thirrurve për dy ndeshjet e Holandës, në të cilën nuk figuron mesfushorin blaugrana. Vlen të kujtojmë se lojtari i Barçës u rishfaq të martën e kaluar në ndeshjen e Champions League kundër Young Boys.
Më 21 prill, De Jong u largua nga fusha e “Satiago Bernabéu”, pasi dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë për herë të tretë atë sezon. Imazhet e lojtarit me duart në fytyrë sugjeronin tashmë më të keqen. De Jong humbi fundin e sezonit të kaluar, “Euro 2024” dhe fillimin e këtij sezoni.
Vetëm të martën e kaluar i dha fund këtij kalvari. Holandezi mori lejen e stafit mjekësor dhe luajti minutat e para nën urdhrat e Hansi Flick. Mesfushori hyri në fushë në minutën e 76-të të lojës dhe mori duartrokitje nga tifozët në stadiumin olimpik të Montjuïc. Mesfushori portokalli pritet të jetë në listën e skuadrës së Hansi Flick për përballjen ndaj Alavés, ku do të shtojë më shumë minuta në këmbët e tij.
Për më tepër, De Jong do të jetë në gjendje të përfitojë nga pushimi dhe të kapë ritmin. Ronald Koeman nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve që do të përballen me Hungarinë në Budapest, të premten e ardhshme, dhe më 14 tetor me Gjermaninë.