Koeman: PSG do Messin? Edhe unë kam interes për Neymar dhe Mbappé

20 Janar 2021
14:20
Alfred Lleshi
back button

Ronald Koeman foli në prag të ndeshjes kundër Cornellà në Kupën e Mbretit. Këto ishin vlerësimet e tij.

Cornellà tashmë ka eliminuar Atlético…
Ne e dimë që ka gjithmonë surpriza në Kupë. Cornella luan në bar artificial dhe ne nuk jemi mësuar në terrene të tilla. Do të jetë një lojë e vështirë. Për ta është ndeshja e vitit ndërsa për ne loja e radhës. Duhet ta kalojmë raundin, sepse jemi Barça. Kjo do të varet shumë nga mentaliteti me të cilin do të dalimnë fushë.

A është i drejtë sanksioni ndaj Messit?
Klubi më ka thënë se janë dy ndeshje pezullim dhe nuk pajtohet me dënimin. Ka gjëra që mund të mbrohen, por varet nga klubi. Shpresojmë që t’i ulet penaliteti në një ndeshje. Nëse jo, do të luajmë dy ndeshje pa kapitenin.

Si e keni parë Messin pas pezullimit?
Leo është stërvitur me entuziasëm dhe nuk kam parë asgjë të çuditshme. Ne të gjithë ishim të trishtuar pas humbjes në Sevilla, por jemi në rrugën e përmirësimit të gjërave.

Kanë kaluar tri ditë nga finalja e  Superkupës. Si janë lojtarët fizikisht dhe mendërisht?
Ne ishim të mërzitur, normal. Duhet të jetë kështu, sepse e kishim në duar trofeun, por kundërshtari na ndëshkoi në minutën e fundit. Sidoqoftë, nuk kemi kohë për t’u qarë. Jemi në një rrugë të mirë, të paktën kështu mendoj. Duhet të shohim përpara. Ka lojtarë me shqetësime, por është normale, pas dy kohëve shtesë dhe dy udhëtimeve. Do të bëjmë ndryshime në formacion. Se sa, do ta shihni nesër.

PSG tashmë e ka pranuar se ka interes për Messin…
Nëse ata më pyesin nëse kam interes për Neymar dhe Mbappé, unë them po.

Si janë Dest dhe Sergi Roberto?
Dest nuk do të jetë nesër për shkak të disa shqetësimeve. Nuk e di nëse bëhet gati për fundjavë, mendoj se jo. Sergi Roberto po stërvitet individualisht. Në fund të javës, ose në fillim të javës tjetër, ai do të fillojë stërvitjen me grupin. Po punon shumë.

Si do ta vlerësonit performancën e Pjanic?
Kohët e fundit ka luajtur pak. Ne kemi zgjedhur Busquets, Pedri dhe Frenkie. Është një situatë e ndërlikuar. Unë e di këtë, edhe vetë lojtari. Sidoqoftë, do të ketë ndeshjet e tij për të treguar cilësinë. Nëse shihni pankinat e ekipeve të tjera, kanë po ashtu lojtarë të rëndësishëm në stol. Në fund, më të mirët luajnë gjithmonë te Barça.

A është fizikisht në rregull Messi?
Ai është stërvitur mirë këtë mëngjes dhe do të jetë gati kur t’i vijë radha për të luajtur. Po presim sa ndeshje do të pezullohet përfundimisht për të vendosur.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit