Holanda fitoi me vështirësi në debutimin e saj në “Euro 2024”, duke mundur Poloninë 2-1. Aventura e trajnerit Ronald Koeman ka një start të mbarë në Gjermani, edhe pse kishte pak diskutime për ndeshjen në rrjetet sociale. Në fakt, trajneri portokalli u bë “meme” në rrjetet sociale për një moment të turpshëm dhe të neveritshëm.
Në fakt, kamerat e kanë kapur Koeman në pankinë duke futur gishtat në hundë. Dhe nuk mbaroi me kaq… Menjëherë më pas, trajneri i Holandës e futi të njëjtin gisht edhe në gojë, u pastrua dhe u ngrit nga pankina.
Një gjest i neveritshëm, për të cilin tekniku me siguri shpresonte se do të kalonte pa u vënë re. Mirëpo, nuk ishte kështu, pasi videoja e këtij budallallallëku bëri xhiron e rrjeteve sociale, duke iu kujtuar përdoruesve Joachim Low, i cili në pankinën e Gjermanisë kishte bërë shpesh gjeste të ngjashme.
@ext.footy W euros 🤣🔥 || #euro2024 #football #koeman #footymemes #footballbanter