Juventusi është gati të zhytet plotësisht në tregun e transferimeve të janarit. Giuntoli do të kërkojë një sulmues, por prioriteti, nënvizon “La Stampa” në stendat e gazetave sot, është një mbrojtës.
Feyenoord vazhdon ta bllokojë Hanckon, ndërsa bardhezinjtë po studiojnë si alternativë kryesore edhe Antonio Silva të Benfica. Këto të dy nuk janë emrat e vetëm në listë, por, të paktën tani për tani, janë më bindësit.
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po e mbajnë njërin sy edhe tek sulmi. Mes Raspadorit dhe Zirkzee shfaqet edhe Kolo Mouani, i cili është duke u larguar nga PSG.
Sulmuesi francez po josh shumë klube në Europë, duke përfshirë edhe Manchester City, që thuhet se është në “pole position”, por agjentët e Juventusit i kanë gjetur gjithashtu dyert hapur në këtë pistë merkatoje.