Kolo Muani del hapur: Jam shumë mirë te Juventusi, shpresoj të qëndroj

19 Qershor 2025
8:50
Alfred Lleshi
back button

Juventusi e nisi si “raketë” Kupën e Botës për Klube kundër Al-Ain. Fitore dërrmuese, 5-0 ndaj marokenëve, që e konsolidon në vendin e parë të grupit G edhe për shkak të golavarazhit më të mirë se Manchester City.

Pas ndeshjes, për mikrofonat e “Sport Mediaset” foli një nga protagonistët absolutë të mbrëmjes, Randal Kolo Muani, autor i dygolëshit. Sulmuesi francez dha edhe një sinjal për të ardhmen e tij, duke qenë në huazim nga PSG: “Nuk është kurrë e lehtë të fitosh 5-0. E nisëm mirë dhe jemi të kënaqur, tani duhet të luajmë po kaq mirë edhe në ndeshjen e dytë. Tashmë jemi të fokusuar për këtë”.

Je MVP, lojtari më i mirë i ndeshjes. Sa herë debuton me këtë fanellë, je gjithmonë protagonist…
Po, jam i lumtur për këtë çmim, por ajo që ka rëndësi gjithmonë është skuadra. Jemi të lumtur që e nisëm kështu.

A është ende herët për të thënë deri ku mund të shkojë ky Juventus?
Juventusi është një klub i madh, gjithmonë duam të japim maksimumin për këtë fanellë. Të luftojmë dhe të fitojmë, unë jam gati ta bëj këtë. Jam vërtet i lumtur që mund ta tregoj veten këtu te Juve.

Si po të shkon me lojën e Tudor-it?
Ndihem shumë mirë, sepse ai do gjithmonë të sulmojmë, të kemi një qasje agresive ndaj ndeshjeve. Duhet të them që më pëlqen ky stil loje.

Flasim për të ardhmen tënde, a do doje të qëndroje?
Po, sinqerisht ndihem shumë mirë këtu. Luaj mirë dhe shënoj gola. Jam i lumtur dhe shpresoj të mund të qëndroj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit