Kombëtarja në Europianin e vendeve të vogla në Prishtinë, objektivi zona e medaljeve

22 Qershor 2024
17:29
Telesport
back button

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për femra do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Basketbollit për vendet e vogla. Ky turne do të zhvillohet më datat 25-30 qershor në Prishtinë.

Në krye të kombëtares është vendosur Klaudio Ndoja, një ish-basketbollist që ka lënë gjurmë me të rriturit, por që tashmë prej disa ditësh ka kryer një stërvitje intensive me vajzat e rritura.

Basketbollistët e grumbulluara në këtë turne janë: Dajana Baraj, Ornela Lalaj, Ketjona Fekollari, Marinela Gjergji, Ebi Dishnica, Enisa Semenjaku, Isavella Mollaj, Xhulia Velias,  Enisa Qosja, Ornela Muça, Marina Pellumbi dhe Imela Mala.

Ndeshjet e këtij turneu do të zhvillohen në “Palace of Youth and Sports” në Prishtinë, Kosovë. Shqipëria është në grup me Andorën (luan më 25 qershor, 18:00), Armeninë (26 qershor, ora 18:00) dhe Norvegjinë (27 qershor, ora 13:00).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit