Kombëtarja nuk ndalet, Sylvinho studion ndryshimet në formacion

8 Shtator 2024
15:44
Telesport
back button

Djemtë kuqezi u stërvitën këtë të diel në Pragë, kryeqytetin e Çekisë, aty ku e nisën me fitore sezonin e ri të Nations League duke mundur 2-1 Ukrainën.

Trajneri Sylvinho punoi kryesisht me lojtarët që nuk luajtën në ndeshjen e mbrëmshme ose që luajtën vetëm në pjesën e dytë, pra emra si Medon Berisha apo Arbër Hoxha. 11 lojtarët e tjerë që nisën sfidën si titullarë bënë vetëm seancë fizike pa përdorimin e topit.

Trajneri brazilian do të analizojë gjendjen fizike të kombëtares, për të parë se çfarë ndryshimesh të tjera duhet të bëjë për duelin e dytë në grup në Nivelin B të Ligës së Kombeve.

Me pak fjalë, lojtarë si Manaj, Laçi, Ramadani, Asani, Hysaj dhe Bajrami patën ngarkesë të madhe kundër Ukrainës dhe ndoshta minimalisht një prej tyre mund të kursehet këtë të martë ndaj Gjeorgjisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit