Kombëtarja U-20 turpërohet në Europian, e fundit në grup me humbje të thella

9 Korrik 2024
9:52
Telesport
back button

Në Sofie të Bullgarisë, po zhvillohen ndeshjen e Divizionit B të Kampionatit Europian U-20 në basketboll për femra. Në këtë turne merr pjesë edhe kombëtarja U-20 e Shqipërisë, drejtuar nga trajneri Klarent Dedaj.

Paraqitjet e fazës së grupeve kanë qenë zhgënjyese për kombëtaren kuqezi, që u rendit e fundit me tri humbje. Jo vetëm kaq, por humbjet ishin të thella, çka tregon se niveli i basketbollit shqiptar është ende shumë i ulët.

Në takimet e Grupit C, Shqipëria u mund ditën e parë 96-39 nga Greqia. Më pas, vajzat kuqezi u mposhtën thellë 150-30 nga Belgjika dhe në ndeshjen e tretë Shqipëria u mund 99-47 nga Kroacia.

Aventura e vajzave kuqezi do të vijojë me ndeshjet për vendet 9-15, ku do të luajë ndaj Bullgarisë, Sllovakisë dhe Rumanisë. I vetmi ngushëllim është fakti se këto vajza fitojnë sadopak përvojë nga ndeshje të tilla ndërkombëtare.

Grupi C

Shqipëri-Greqi, 39-96

Shqipëri-Belgjikë, 30-150

Shqipëri-Kroaci, 47-99

Sfidat e radhës

Shqipëri-Bullgari (10 korrik)

Shqipëri-Sllovaki (11 korrik)

Shqipëri-Rumani (12 korrik)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit