Kombëtarja udhëton në Poloni, ja lojtaret e përzgjedhura për Europianin

10 Nëntor 2021
9:57
Gentian Spiri

Kombëtarja e femrave në basketboll ka udhëtuar sot drejt Polonisë, ku do të nisë pas 24 orësh aventurën e saj në fazën eliminatore të Kampionatit Europian 2023 (Eurobasket Women 2023). Shqipëria ndodhet në Grupin D bashkë me Poloninë, Slloveninë dhe Turqinë.

Pikërisht ndaj Polonisë, kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajneret Mirza Alibegaj e Florentina Mitku, do të bëjë debutimin e saj në këtë turne (e enjte, ora 20:00). Ndërkohë që, më 14 nëntor, Shqipëria do të presë në mjediset e akademisë Dhimitraq Goga skuadrën e Sllovenisë (ndaj Turqisë luan në shkurt 2022).

Për dy ndeshjet e këtij nëntori, trajneret Alibegaj-Mitku kanë grumbulluar 13 basketbolliste. Mjaft vajza të reja, por të talentuara, që do të jenë e ardhmja e këtij sporti në vendin tone, të cilat janë stërvitur bashkë 10 ditët e fundit.

Kombëtarja: Xhensika Toska, Mirela Lugaj, Dajana Baraj, Ornela Lalaj, Sara Kolombi, Tea Memushi, Stela Shallo, Isavela Mollaj, Silvi Sinani, Klea Verri, Xhulia Velias, Enisa Qosja, Imela Mala. Trajnere: Mirza Alibegaj, Florentina Mitku

Lajme të tjera

Lajmet e fundit