Vincent Kompany te Bayern është ‘me të vërtetë afër’. Negociatat mes Bayernit dhe Burnleyt po shkojnë shumë mirë dhe shpejt në fazën finale sipas asaj qe ka lajmeruar Fabrizio Romano sonte.
Të gjitha detajet kontraktuale mes Bayernit dhe Vincent Kompany janë rënë dakord. Kontratë 3-vjeçare deri në vitin 2027. Ai do të sjellë Floribert Ngalula si ndihmës trajner dhe Bram Geers si trajner atletik. René Maric gjithashtu do t’i bashkohet stafit si ndihmës trajner. Tani ajo që mungon është marrëveshja me Burnley-n.
Njerëzit brenda Burnley-t ndihen të ‘tradhtuar’ dhe nuk do të ketë dhurata për Bayernin në lidhje me tarifën e kompensimit për shkak të mënyrës së largimit të Kompany. Bayern mbetet i bindur se do të arrihet një marrëveshje. Marrëveshja pritet të jetë më e lartë se 15 milionë euro. Kompany është ende duke pritur për dritën jeshile por do te vije se shpejti.
Max Eberl dhe Christoph Freund besojne shumë te Vincent Kompany. Filozofia e tij, e bazuar në dominimin, futbollin posedues, ndërtimin nga prapa, i përshtatet shumë Bayernit sipas mendimit të njerëzve përgjegjës.
Kompany konsiderohet një komunikues i mirë dhe promovon lojtarë të rinj, kjo është ajo që ata shpresojnë edhe në Bayern. Në përgjithësi ai ka një marrëdhënie të mirë me lojtarët e tij, gjë që është e rëndësishme në dhomën e zhveshjes. Bayern dëshiron të ketë një fytyrë të re dhe të freskët që ka shumë potencial në stolin e trajnerit.
Stafi teknik dhe taktik i Vincent Kompany te Bayern nëse marrëveshja përfundon do te jete si me poshte:
• Floribert N’Galula: ndihmës trajneri i Kompany në Anderlecht dhe Burnley
• René Marić: ndihmës trajner – trajner aktual i Bayern U19
• Bram Geers: Trajner fitnesi
• Rodyse Munienge: i besuari/miku i ngushtë i Kompany – asistent personal – punon më shumë në sfond.