“Ekspertët ia fusin kot! Musiala nuk duhet të ndryshojë asgjë”

13 Shtator 2024
16:01
Telesport
back button

Bayern këtë fundjavë do të ndeshet me skuadrën e Holstein Kiel, ekip i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në ligën e dytë gjermane dhe tashmë do të sfidojë veten në elitë.

Ndryshe nga sa shkruhet në media, për trajnerin e bavarezëve, Vincent Kompany, kjo nuk do të jetë sfidë e lehtë. Të paktën, këtë tentoi të theksonte gjatë konferencës për shtyp.

“Nëse je skuadra më e mirë e ligës së dytë, fiton gjithçka dhe dominon shumë, Pastaj arrin në një tjetër kampionat, ku do të përballesh kundër skuadrave më të pasura. Mendoj se ata mezi presin ta luajnë këtë sfidë kundër nesh dhe do t’i mirëpresim”, u shpreh tekniku belg.

I pyetur për një nga temat e nxehta në Gjermani, krahasimi Musiala-Wirtz, nisur nga Dietmar Hamman, Kompany e kundërshtoi këtë të fundit, duke thënë se Musiala nuk duhet të ndryshojë.

“Wirtz luan për skuadrën, kurse Musiala vetizolohet me top?! Absolutisht që jo. Musiala nuk duhet të ndryshojë asgjë. Falë tij Bayern ka sukses ndërkombëtar. Ai mund të bëhet një nga më të mirët në botë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit