Kompany emocionues pas fitores së parë në Bundesliga: Do ta shijoj gjithnjë këtë triumf të vështirë

27 Gusht 2024
8:33
Telesport
back button

Bayern Muncih fitoi 3-2 ndaj Wolfsburg në ndeshjen e javës së parë në Bundesliga. Kjo ishte edhe sfida e parë e trajnerit Vincent Kompany në stolin e bavarezëve. “Më pëlqeu sepse ishte ndeshja ime e parë si trajner i Bundesligës”, tha Kompany për DAZN.

Në pjesën e parë gjithçka funksionoi mirë. Ne nuk u dhamë asnjë rast shënimi kundërshtarëve dhe kishim tonat për të shënuar më shumë pas avantazhit. Rikthimi në fushën e lojës në pjesën e dytë ishte tronditës”, kujton Kompany.

Nëse pëson gol pas 20 sekondash pasi ka nisur ndeshja, humbet vrullin. Natyrisht që na goditi dhe Ëolfsburgu mori vrullin. Më pas pësuam edhe golin e dytë dhe atmosfera u ndez”, shprehet trajneri holandez.

Gjithsesi, e rëndësishme është që kemi sjellë në shtëpi tre pikët. Mund të kishim humbur ose barazuar ndeshjen, por fituam. Kjo tregon mentalitetin tonë”, nënvijëzoi më tej Kompany për mediat.

Për trajnerin belg ishte e rëndësishme që skuadra reagoi edhe nëse u desh pak kohë në pjesën e dytë. Aktivizimi i Thomas Müller në minutën e 65-të sigurisht që rigjallëroi shpresat e “Die Roten”, duke luajtur një rol kyç në triumfin e tyre përfundimtar.

Müller hyri në fushë me mentalitetin e duhur“, tha Kompany, që me blerjet e reja do të duhet të menaxhojë me kujdes ekuilibrin e dhomës së zhveshjes së Bayern Munich.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit