Kompany këmbëngul për të mbajtur yllin e Bayern, takon vetë lojtarin për ta bindur

7 Qershor 2024
12:47
Telesport
back button

Kompany dëshiron të mbajë mbrojtësin kanadez Alphonso Davies te Bayern Munich pavarësisht interesimit të madh nga ana e Real Madrid. Trajneri i sapoardhur, ka takuar vetë lojtarin për t’i bërë me dije idetë e tij.

Sipas “Bild”, drejtuesit e Bayern Munich kanë kohë që janë në bisedime me Alphonso Davies për një kontratë të re. Ajo aktuale skadon pas një viti, ndaj dhe bavarezët mund ta shesin për të mos e humbur me koston zero verën 2025.

Real Madrid thuhet se dëshiron ta sjellë atë në “Bernabeu” dhe kërkon ta marrë lojtarin me një çmim më të ulët nga pretendimet e bavarezëve. Bayern është i hapur për t’i dhënë Davies një rritje page.

Trajneri i ri Vincent Kompany është i prirur të mbajë mbrojtësin e majtë, pasi e konsideron si shumë të rëndësishëm për skemat e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit