Bayern Munich do të përballet me Benfica sot në Champions League, turne ku deri më tani nuk ka bërë një paraqitje të mirë. Vetëm tri pikë pas tri ndeshjes të luajtura detyrojnë bavarezët të fitojnë sot ndaj rivalëve portugezë.
“Duhet të përqendrohemi dhe të ofrojmë paraqitjen tonë më të mirë. Është një ndeshje kundër një kundërshtari me shumë traditë. Ajo që kemi bërë deri tani na ka bërë të shënojmë 50 gola dhe të fitojmë shpesh, ne kemi shumë besim në lojën tonë”, tha trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany.
“Gjëja më e rëndësishme është mentaliteti që u komunikojmë lojtarëve: ne duam t’i qasemi çdo ndeshje si një finale, në mënyrë që kur të arrijmë në finale, ta shohim si një ndeshje normale”, tha më tej trajneri i bavarezëve.
Duke folur për renditjen aktuale në Champions, ai shtoi: “Ndoshta duhet të fitosh gjashtë ndeshje për të hyrë në tetë më të mirët, tre ndeshje ndoshta janë të mjaftueshme për play-off. Ne kemi fituar një ndeshje tani ndaj e dimë se çfarë na duhet në ndeshjet e mbetura”.