Bayern ka përgatitur një plan për merkaton 2025. Drejtuesit bavarezë duan të heqin dorë nga lojtarët që dëmtohen shumë dhe që kanë paga të larta.
BILD raporton se klubi më i madh në Gjermani do të largojë dy lojtarë të rëndësishëm të ofensivës, Kingsley Coman dhe Serge Gnabry.
Bazuar te kërkesat e trajnerit Kompany, pritet që tani e tutje transferohen lojtarë të cilët mund të pësojnë rritje në vlerë me kalimin e viteve dhe jo të fiksohen për vetëm 2-3 sezone në Mynih.
Emrat e përmendur së fundmi janë disa, por më pikanti është Arda Guler i Real Madridit. Turku nuk ka hapësira të mjaftueshme në “Santiago Bernabeu”, kurse Bayern mund t’i premtojë më shumë aktivizim.
Mason Greenwod është emri i dytë në listë, aktualisht te Marseille, ku u transferua verën e kaluar. I treti në objektivat e Bayern Khvicha Kvaratskhelia, vlera e te cilit llogaritet 80 mln euro.