Bayern Munich ka rigjetur qetësinë pas eliminimit një javë më parë nga Kupa e Gjermanisë, duke fituar më pas në kampionat dhe së fundi në Champions League. Suksese që i japin mundësi ekipit bavarez të kryesojë në kampionat dhe të jetë në zonën play off në Europë.
Ndeshja e fundit ndaj Shakhtar, fituar 5-1, nisi jo mirë për Bayern, që pësoi gol në minutat e para, por më pas erdhi përmbysja e madhe. “Ishte një fillim i vështirë, por ne qëndruam të qetë dhe mendoj se gjëja më e rëndësishme është se jemi rritur në lojë”, tha trajneri Vincent Kompany.
“Ne qëndruam të qetë, i besuam lojës dhe planit tonë dhe mendoj se gjithmonë përpiqemi të luajmë dhe menaxhojmë forcat tona. Për fat nuk patëm lëndime, të cilat mund të ndodhin shpesh në këto momente të sezonit. Le të vazhdojmë me këtë ritëm edhe në kampionat”, tha më tej Kompany.