Konate flet për momentin “jo” të Mbappe: E dua nivelin që ka si futbollist, por jo jetën e tij…

12 Nëntor 2024
9:00
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappé ka kaluar 4 ndeshje radhazi pa shënuar gol për Real Madridin. Nëse kthejmë kokën pas, në 7 ndeshjet e fundit të merenguesve, ai ka realizuar vetëm një gol kundër Celta Vigo. Shifra aspak pozitive, të shoqëruara me kritika në kryeqytetin spanjoll për yllin francez, po jo vetëm. Një linjë të tillë qëndrimi nuk e ka ndjekur shoku i tij i kombëtares, Ibrahim Konate.

Duke folur në “Canal Football Club”, Konate i ka dalë në mbrojtje Mbappes. Francezi nuk është në nivelin e tij më të mirë në këtë periudhë të sezonit. Pasi nuk u grumbullua në kombëtaren e Francës muajin tetor me vendim të tij, nuk do të jetë as në nëntor për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Izraelit (e enjte) dhe Italisë (e diel).

Konate donte të jepte mendimin e vet për këtë çështje: “Kur është me ne, gazetarët dhe të gjithë janë rreth tij. Mbappé sot, vendi që zë në këtë botë futbolli, është i jashtëzakonshëm”.

Disa fjalë në të cilat përdori një frazë që zakonisht e thotë Kylian: “Unë shpesh i them atij: Dua nivelin tënd të futbollit, por nuk dua jetën tënde, sepse, sinqerisht, është e vështirë ta durosh faktin se emri yt është kudo, për gjithçka që bën”.

Deklaratë kjo që ilustron presionin që mund të ketë një nga lojtarët më të mirë në botë në këtë moment dhe që tashmë ka arritur të fitojë një Botëror dhe një Ligë të Kombeve me kombëtaren francize. Për këtë arsye, Konate siguroi:

“Kur Mbappé është me ne, i dimë cilësitë që ka për të fituar ndeshjet. E dimë mirë se çfarë na ka dhënë, ndaj nuk duhet të jemi mosmirënjohës për çfarë ka kontribuuar në kombëtaren francize. Mbappe është krenari franceze në mbarë botën”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit