Konferenca, Sylvinho nuk dëgjon askënd: “Jam kundër skemës me dy sulmues, preferoj ekulibrin në fushë”

18 Nëntor 2024
16:49
Telesport
back button

“Kur mbrojmë, nuk mbrojmë me dy lojtarë, por me 10. Edhe kur sulmohet janë shumë lojtarë. Kemi tre muaj që themi se ky është i vetmi grup ku mund të ndodhë çdo gjë”.

Kështu u shpreh sot Sylvinho në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes me Ukrainën në Nations League. Ai paralajmëroi se skema me dy sulmues nuk do të jetë kurrë opsion.

“Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Kemi respekt për Ukrainën, por po përgatitemi për të marrë fitore. Ne jemi në shtëpi. Nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë”.

“Asani? Ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet parë gjendja. Duhet të presim. Sot ka bërë stërvitje individuale. Ai nuk luan nëse thjesht thotë ‘jam gati’. Duhet konsulta me stafin dhe me mjekët”.

“Dy sulmues që nga fillimi? Uzuni është sulmues i dytë shumë i fortë. Nuk është e thënë që po luajte me dy sulmues, mund të shënosh 2-3 gola. Duhet një lloj ekuilibri në skuadër. Nuk kemi luajtur ndonjëherë me dy sulmues. Preferoj të luaj me një sulmues qendror dhe me një sulmues tjetër nga pas”.

“Do të kërkojmë të fitojmë, sepse luajmë përpara publikut tonë. Teknikisht kemi shanse për të qenë të parët dhe do të japim maksimumin tonë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit