Konfirmoi lidhjen me reperin 24-vjeçar, Wanda Nara denoncon Icardin për dhunë dhe vjedhje

15 Nëntor 2024
8:40
Alfred Lleshi
back button

Situata mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit do të kishte degjeneruar. Sipas asaj që u zbulua nga gazetari Pepe Ochoa për programin televiziv argjentinas LAM, “showgirl” e kishte denoncuar ish-bashkëshortin e saj.

Gjithçka nisi pas kthimit të Wandës në Buenos Aires, pas udhëtimit të shkurtër në Brazil me të dashurin e saj të ri, L-Gante. Pikërisht në Rio de Zhaneiro, përmes rrjeteve sociale, Wanda dhe reperi zyrtarizuan lidhjen e tyre, duke e tërbuar Icardin, i cili nxitoi menjëherë për në Argjentinë.

“Kur u kthye në vend, Wanda shkoi në Chateau Libertador (një nga lagjet më ekskluzive të banimit në Buenos Aires) dhe Mauro nuk e la të hynte në banesën e tyre, e cila është në pronësi të të dyve”, – shpjegoi gazetari.

Ulërimat dhe britmat mes ish-bashkëshortëve do ta kishin shtyrë Wandën ta denonconte Icardin. Ochoa u tregoi kamerave një pjesë të ankesës së bërë nga avokatja e Wanda Nara, Ana Rosenfeld. Situata do të kishte degjeneruar kur Ëanda tentoi një kthim të dytë në shtëpi, prej nga vjen ankesa për dhunë gjinore.

Gazetari saktësoi se momentin e ka kapur kamera dhe se tashmë policia po punon për rastin. Debati do të kishte shpërthyer për shkak të vajzave të tyre, Isabella dhe Francesca, të cilat Mauro do të dëshironte t’i merrte me vete në Europë, ndërsa Wanda prej kohësh ka vendosur të kthehet për të jetuar përgjithmonë në Argjentinë.

Gjithashtu, duket se dy vajzat kanë qenë dëshmitare të debatit të furishëm të prindërve të tyre. Jo vetëm kaq: duket se Nara ka denoncuar edhe zhdukjen e 70 mijë dollarëve, duke fajësuar vetë futbollistin.

Përplasjet janë intensifikuar pas pranimit nga Wanda Nara të lidhjes me të dashurin e ri, L-Gante, i cili është vetëm 24 vjeç, thuajse sa gjysma e moshës së bjondes argjentinase.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit