Kontrolle për bombë dhe terminal special, Bayerni lë Gjermaninë!

15 Korrik 2019
11:29
Eraldo Harlicaj
back button

Bayern Munchen ka lënë Gjermaninë për të nisur turin amerikan. Skuadra bavareze do të udhëtojë drejt Los Angelos, aty ku do të marrë pjesë në turneun e zhvilluar nga Audi. Kampionët e Gjermanisë kanë lënë shtetin e tyre nën masa të forta sigurie. 

Ata mbërritën në aeroportin e Berlinit, aty ku kaluan nga terminali i sigurisë së lartë, i quajtur "Israel terminal", pasi kryhen vetëm udhëtime për në Tel Aviv. 

Klubi mori një leje speciale për të kaluar në atë drejtim. Bavarezët shkuan me dy autobusë direkt te check-in. Të dy autobusët u kontrolluan fillimisht për rrezikun e ndonjë bombe, së bashku me qentë e Policisë Federale. Valixhet e lojtarëve dhe mjetet personale u kontrolluan të gjitha. Skuadra udhëtoi e plotë drejt Amerikës. 

Lista e lojtarëve: 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit