Kore kundër Ibrahimovic, tifozët e Juventusit marrin vëmendjen e pjesës së parë!

13 Shkurt 2020
21:43
back button

Pjesa e parë mes Milanit dhe Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë është mbyllur pa gola. Raste ka pasur nga të dyja ekipet, por as kuqezinjtë dhe as bardhezinjtë nuk arritën të konkretizonin. Vëmendjen e fushës e morën për një çast tifozët e Juventusit, të cilët kënduan një kor kundër Zlatan Ibrahimovic. “Je një cigan”, këndonin ultrasit e “Zonjës së Vjetër”, duke iu referuar karrierës së Ibrës, pasi suedezi dihet që ka qenë pjesë e Juventusit, Interit dhe Milanit në Serie A.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit