Koreja e Veriut vjedh sinjalin e Botërorit, por në televizion censuron dhe shfaq ndeshje krejt ndryshe

19 Qershor 2026
8:14
Alfred Lleshi
back button

Koreja e Veriut po transmeton në televizionin shtetëror KCTV ndeshjet e Botërorit 2026, megjithëse nuk merr pjesë në turne dhe nuk ka blerë të drejtat televizive. Regjimi kap sinjalet e transmetuesve të huaj përmes satelitëve dhe i shfaq me vonesë, duke i dhënë kohë censurës shtetërore të ndërhyjë në pamje.

Ndeshjet nuk transmetohen kurrë drejtpërdrejt, por pas disa orësh ose edhe ditësh. Gjatë kësaj kohe, autoritetet mund të presin skena, të fshehin flamuj apo mesazhe të padëshiruara politikisht, të zëvendësojnë komentin origjinal me atë të televizioneve shtetërore dhe, në raste ekstreme, të mos transmetojnë fare fitoret e vendeve që konsiderohen “armike”, si SHBA-ja ose Koreja e Jugut. Reklamat në stadium mbeten të dukshme, pasi heqja e tyre kërkon teknologji që KCTV nuk e disponon.

Immagine

Edhe pse kjo përbën pirateri televizive, ndëshkimi është pothuajse i pamundur. Sanksionet ndërkombëtare ndaj Phenianit për programin bërthamor e pengojnë vendin të blejë ligjërisht të drejtat televizive nga FIFA, ndërsa izolimi i tij dhe mosnjohja e juridiksionit të gjykatave ndërkombëtare e bëjnë praktikisht të pamundur çdo veprim ligjor kundër regjimit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit