Koronavirusi, trajneri Conte merr lajmin e hidhur nga Skriniar

17 Tetor 2020
13:56
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka asnjë lajm të mirë për trajnerin Antonio Conte, në funksion të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të planifikuar për të mërkurën e 21 tetorit kundër Borussia Monchengladbach. Milan Skriniar, sigurisht nuk do të marrë pjesë në ndeshjen, që Interi do të luajë kundër gjermanëve.

Mbrojtësi sllovak ende del pozitiv për koronavirusin, pasi kreu tamponin e kontrollit dje. Edhe në rast të një rezultati negativ, lojtari nuk do të ishte në gjendje të kthehej në Itali para 21 tetorit, duke pasur parasysh që në Sllovaki ditët e karantinës ende janë 14 ditë. Qendërmbrojtësi zikaltër doli pozitiv për herë të parë më 7 tetor.

Për të komplikuar gjërat shërbeu kontrolli i fundit, dje, i cili konfirmoi se lojtari është ende i infektuar me Covid-19. Prandaj, mbrojtësi do të humbasë si derbin e kampionatit kundër Milanit, ashtu edhe raundin e parë të Champions-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit