Kosova kalon sërish në avantazh, Rexhbecaj e bën sefte për Dardanët (video)

20 Mars 2025
22:12
Telesport
back button

Kosova ka kaluar sërish në avantazh 2-1 ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për play-off, ku dardanët duan të ngjiten në Ligën B, ndërsa islandezët të vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Ishte Elvis Rexhbecaj që gjeti golin, i pari ky për të me fanellën e Kosovës. Pasi rrëmbeu topin nga këmba e kundërshtarit, bëri gjithçka mirë duke dërguar vetë topin në rrjetë. /SHIKOGOLIN

Kujtojmë se goli i parë i takimit erdhi në minutën e 18-të, ku pas një topi të kthyer pas goditjes së dnëimit, Lumbardh Dellova shënon me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.

Islandezët përgjigjen pas 3 minutash me golin e Oskarsson, i cili pasi i shpëtoi bukur mbrojtësve dardanë, dribloi dhe portierin Muric dhë dërgoi topin në rrjetë duke barazuar shifrat 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit