Kosova luan pjesën e dytë të “finales” ndaj Islandës, ja formacioni zyrtar i Dardanëve

23 Mars 2025
17:03
Telesport
back button

Kosova do të luajë në orën 18:00 në Murcia të Spanjës, ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, ku Dardanët do të synojnë të ngjiten në Ligën B në Ligën e Kombeve, ndërsa islandezët të mos shkojnë në Ligën C. Kosova do të mjaftohej dhe një barazim për të arritur objektivin e saj.

Kosova vjen me 3 mungesa të rëndësishme në këtë takim, duke nisur nga portieri Aro Muric, si dhe dy mesfushorët, Valon Berisha dhe Donat Rudhani. Në vendin e tyre, Franco Foda ka përzgjedhur Amir Saipi në portë, ndërsa nga minuta e parë do të luajnë edhe Vesel Demaku e Florent Muslija.

Formacioni i plotë i Kosovës: KOSOVA: Saipi; Vojvoda, Rrahmani, Dellova, Paqarada; Demaku, Rexhbeçaj; Krasniqi, Muslija, Rashica; Muriqi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit