Kosova mposht Lituaninë me Zhegrovën dhe Krasniqin, “kap” kreun e grupit në Nations League (Video)

12 Tetor 2024
16:56
Denis Hakanaj
back button

Kosova duket se është “shëruar”.

Pas polemikave të muajit të kaluar mes lojtarëve dhe federatës, Kosova duket se ka gjetur rrugën e duhur.

Dardanët, në fakt, kanë marrë fitoren e dytë radhazi në Grupin C të Nations League pasi kanë mundur Lituaninë 2-1 në transfertë.

LITUANI-KOSOVE 1-2 – GOLAT – VIDEO

Një fitore që e lejon skuadrën e Foda-s të kapë përkohësisht Rumaninë në kreun e grupit me gjashtë pikë.

Sfida e luajtur në Kaunas është zhbllokuar nga Zhegrova në minutën e 20-të, pas një kombinimi të bukur me Muslijën, dhe është mbyllur në minutën e 65-të nga një magji e Krasniqit, që ka gjetur golin e tij të parë me Kosovën.

Zhegrova me shokë do të kthehen në fushë më 15 tetor kur do të presë në shtëpi kombëtaren e Qipros, e mundur 4-0 pak më shumë se një muaj më parë në shtëpi nga Kosova.

Në minutën e 84-t, Lituania ka ngushtuar diferencat me Golubickas.

Standings provided by Sofascore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit